Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vrasja e Lirije Qerimajt, inicohet procedurë disiplinore ndaj prokurores

nga Egzona Mehmeti10 janar 2022

Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ka informuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës Lirije Qerimaj nga Llausha e Skenderajt.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin publik se pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt.”, është bërë e diturnë komunikatë.
Më 06 janar, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sonte ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj prokurores kujdestare dhe mbrojtëses së viktimave, lidhur me vrasjen e Lirije Qerimajt nga bashkëshorti i saj, më 05 janar./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →