Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Vrasja e policit në Serbi, u kërkohet mërgimtarëve të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

nga Venera Grabanica18 korrik 2024
​Vrasja e policit në Serbi, u kërkohet mërgimtarëve të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u ka kërkuar mërgimtarëve që ta shmangin lëvizjen nëpër territorin e Serbisë.

Kjo thirrje vjen pas raportimeve për vrasjen e policit serb dhe pretendimet e ministrit serb Ivica Daçiq se për vrasjen e zyrtarit policor dyshohet të jetë i përfshirë një shtetas i Kosovës.

Reagimi i plotë i MPJD-së:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i  vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →