Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vrasja e policit serb, personi i arrestuar kishte qenë i dënuar për kontrabandë me narkotikë

nga B G18 korrik 2024
Vrasja e policit serb, personi i arrestuar kishte qenë i dënuar për kontrabandë me narkotikë

Ivana Radovanoviq nga Mlladenovci, e cila u arrestua sot pas vrasjes së një polici serb dje në Loznicë, është gruaja e Zoran Radovanoviq, i dënuar me tetë vjet burg në Serbi në vitin 2019 për kontrabandë me kanabis nga Serbia në Turqi.

Një polic iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në të shtënat e natës në Loznicë. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit, i cili fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi.

Policia e Serbisë ka arrestuar të dyshuarin për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe gruan e tij si asistente.

Çifti bashkëshortor i arrestuar janë Ivana dhe Zoran Radovanoviq. Radovanoviq, është liruar me kusht nga Gjykata e Lartë në Beograd dhe më pas është arratisur.

Radovanoviq është arrestuar sot në Bjelina dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviqit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se në Bjelinë është arrestuar i dyshuari për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe bashkëshortja e tij I.R. si ndihmëse, transmetojnë mediat serbe

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →