RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vrasje e rëndë në tentativë në Mitrovicë të Veriut

nga Kaltrina Berila6 nëntor 2023
Vrasje e rëndë në tentativë në Mitrovicë të Veriut

Një person është therur me thikë në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërkaq i dyshuari ndodhet ende në arrati.

“Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./21Media

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Më të fundit

Të gjitha →