(Lajm ì përditësuar)
Policia po vazhdon hetimet rreth vrasjes në Prishtinë
Rruga “Ismet Krasniqi” në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë ku ndodhi ngjarja tragjike, vazhdon të jetë e bllokuar nga forcat e mëdha të Policisë së Kosovës, që po vazhdojnë të kryejnë hetimet e nevojshme mbi rastin që la të vdekur një person.
Trupi i pajetë i të vrarit pas hetimeve të kryera është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në obduksion.
Vrasje në Prishtinë, e dyshuara vetëdorëzohet në Polici
Një vrasje ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se e dyshuara femër është vetëdorëzuar në Polici.
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.











