Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vrasje në tentativë në Deçan, arrestohet i dyshuari

nga Kaltrina Berila22 korrik 2024
Vrasje në tentativë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës. I dyshuari thuhet se ka goditur me një brisk një burrë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me një mjetë të prehtë (brisk) viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas raportit mjekësor viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →