Në Gjakovë shtatë persona janë përleshur fizikisht në mes vete, më datë 11.07.2021.
Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq njëri është plagosur me armë zjarri.
Policia e Kosovës njoftoi se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës, për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët.
Pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë në Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të Policisë./21Media








