Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”

nga Xh.D26 gusht 2021
“VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË KOMBËTARE!” – kjo ishte thirrja që u bë sot në protestën e mbajtur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Sot, marshuam nga Ministria e Drejtësisë për tek Ministria e Punëve të Brendshme e në fund tek Qeveria, ku hodhëm edhe ngjyrë të kuqe, si revoltë kolektive ndaj vrasjes së grave e indiferencës institucionale. Vrasja e fundit, sikundër të gjitha rastet e femicidit në Kosovë, të shkaktuara nga burrat, është bërë me ndërmjetësimin e shtetit. Prandaj kjo protestë, përveç kundërshtimit e mllefit tonë, ishte për t’i dhënë alarmin e fundit Qeverisë që ta kthejë vëmendjen tek femicidi dhe t’i trajtojë vrasjet e grave si urgjencë kombëtare”, thuhet në një postim në Facebook.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →