Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit

nga Kaltrina Berila8 shtator 2021

Personat e vrarë sonte në Pejë janë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kurse tjetri Blerand Kadriaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.
Lajmin për vrasjen e Ademajt për KosovaPress e ka konfirmuar Arton Muhaxheri nga PDK-ja e Pejës.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Fadil Gashi ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në afërsi të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
“Nga kjo ngjarje kanë qenë 3 të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës. Ekipet mjekësorë e kanë konfirmuars se dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa i treti është i plagosur”, ka thënë Rugova për portalin rtv21.tv.
Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se në Spital kanë arritur dy persona pa shenja jete.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv ka thënë se prokurori i krimeve të rënda është në vendin e ngjarjes me njësitë relevante, mirëpo për rrethanat e ngjarjes ai tha se është shumë herët të konstantohen./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →