Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje

nga Kaltrina Berila15 shtator 2025
Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Balaj të Ferizajt, ku i vrarë ka mbetur një 40-vjeçar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisië për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli bëri me dije se është arrestuar i dyshuari dhe se kanë nisur hetimet mbi rastin.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues. Me respekt”, ka deklaruar Veseli./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →