Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vritet një afgan në Aeroportin e Kabulit

nga E.Bullaku23 gusht 2021

Një afgan ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, kanë bërë të ditur zyrtarë të trupave gjermane.
Sipas raporteve, një roje afgane është vrarë ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje ndodheshin edhe ushtarë gjermanë dhe amerikanë, në mbrojtje të afganëve.
Mijëra njerëz janë ende jashtë Aeroportit të Kabulit, të cilët duan të largohen nga vendi.
Të dielën, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se zyrtarët ushtarakë po flasin për zgjatjen e transportit ajror nga Kabuli përtej afatit të tij më 31 gusht, pasi përpjekjet për evakuimin e njerëzve janë shtuar.
Binden ka shtuar se 11 mijë njerëz u evakuuan nga kryeqyteti afgan gjatë fundjavës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →