Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vritet një shqiptar në Ekuador

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2023
Vritet një shqiptar në Ekuador

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Guayaquil të Ekuadorit, të enjten.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar para spitalit “Luis Vernaza”.

Autorët kanë qenë me motor dhe pasi kanë qëlluar shqiptarin, janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Sipas informacioneve, ata kanë qenë dy persona dhe kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

53-vjeçari u fut me urgjencë pranë spitalit ku ndodhej, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, gruaja e viktimës ka deklaruar se ai nuk punonte sepse ishte pa letra dhe i siguronte paratë nga të afërmit në Shqipëri dhe Kanada.

Ende nuk dihen motivet e atentatit. Vrasja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur u arrestua i shumëkërkuari Dritan Rexhepi në Turqi, por ende nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →