Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq: Askujt nuk do t’ia japim Kosovën

nga B.K17 shtator 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq porositi përpara kadetëve të rinj të ushtrisë në Beograd se serbët duan që të jetojnë në vendin e tyre dhe tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të jap asnjë pjesë të tij.
“Ata që sot e kërcënojnë Serbinë, ata që sot e kërcënojnë popullin tonë asnjëherë nuk e kanë kuptuar forcën tonë, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë që të ruajmë atë që është e jona. Ne vetëm duam që të jemi në vendin tonë.  Dhe prandaj askujt nuk do t’ia japim as Kosovën, as asnjë pjesë tjetër madje as edhe një pëllëmbë të shtetit, të atdheut tonë – Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Porositë e Presidentit Vuçiq erdhën në një periudhë të përplasjeve verbale ndërmjet tij dhe bartësve të institucioneve në Prishtinë mbi zhvillimet në veri të Kosovës. Ndërkohë autoritetet në Serbi kanë thënë se aksioni i Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës ka vazhduar me intensitet dhe presin veprime të vendeve të ndryshme në këtë drejtim.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk asnjë dilemë se tërheqjet do të ndodhin në të ardhmen dhe ky, sipas saj, është treguesi më i mirë i politikës së drejtë, parimore dhe mirë të planifikuar të Serbisë në respektim të së drejtës ndërkombëtare pavarësisht presioneve për njohjen e Kosovës.
Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ndërkaq ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe, sipas tij, “asgjë nuk ka përfunduar”, meqë Serbia me veprimet e saj ka rrënuar konceptin perëndimor se çdo gjë ëhstë e kryer dhe se Serbia vetëm duhet ta njoh Kosovën
Presidenti serb Vuçiq ndërkohë në Kuvendin e Serbisë ka bërë me dije se brenda 15 ditëve të ardhshme edhe shteti i tetë do ta çnjohë Kosovën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →