Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vuçiq dhe Hahn takohen në Beograd

nga RTV213 dhjetor 2018

Gjatë ditës Hahn do të qëndrojë në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me komisionarin evropian, Johannes Hahn. Takimi i Hahn me presidentin Vuçiq nuk u bë i ditur zyrtarisht.

Komisionari Evropian për Zgjerim do të vizitojë sot Prishtinën, e cila refuzon të pranojë ftesën nga Brukseli për të shfuqizuar taksat mbi mallrat nga Serbia. Ndërkohë, Hahn vendosi të vinte në Beograd së pari.

Fokusi kryesor i vizitës së Komisionerit, Johannes Hahn do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →