Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vuçiq: Dorëheqja ime vetëm për të blerë kohë për Serbinë

nga Kaltrina Berila20 tetor 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në një intervistë ka thënë se nuk do të ndodhë dorëheqja, por mund të jetë një opsion taktik.
Ai tha se këtë do ta bëjë “jo për vete”, por për të blerë kohë për Serbinë.
Sipas tij, dorëheqja e tij do ta zgjaste të gjithë procesin për gjashtë deri në nëntë muaj, transmeton rtv21.tv.
“Vetëm për të blerë gjashtë deri në nëntë muaj për vendin tim, vetëm për shkak të interesit të vendit tim”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se është joreale të pritet që brenda pak javësh të arrihet marrëveshja me Kosovën për normalizim të marrëdhënieve./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →