Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vuçiq: Janë të mirëseardhur të gjithë, edhe përfaqësuesit e Prishtinës

nga Venera Grabanica8 qershor 2022

Presidenti serb Aleksander Vuçiq në fjalen e tij në hapjen e samitit “Ballkani i hapur“ tha se ky është një iniciativë e njerëzve nga ballkani.
Ai tutje tha se duhet sa më shpejt të formohen grupet punuese të përbashkëta të shteteve të rajonit për të përgatitur rajonin për t’i tejkaluar vështirësitë me furnizim të ushqimit e të tejkalohet dimri.
Edhe pse Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë, Vuçiq ka thënë se “janë të mirëseardhur të gjithë që duan të vijnë, edhe përfaqësuesit e Prishtinës”.
Ai tutje shtoi se mes Serbisë-Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka asnjë problem bilateral.
“Ballkani i hapur iniciative e jona, indikativë e njerëzve nga Ballkani indikativë e atyre që e kanë kuptuar se duhet te lidhen, dhe që të kuptoni se çdo gjë që kemi bërë në ekonomi dhe çdo gjë që është e rëndësishme dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se ekonomia për ta ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes Serbisë-Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ne gati se probleme bilaterale te ndërsjellta nuk kemi, arritëm t’i zgjedhim disa probleme vite më parë. Kjo është iniciativë e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen e vetë mund t’i zgjidhin problemet. Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt veç të jemi miq dhe të punojmë për interes të qytetarëve tanë“, tha Vuçiq./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →