Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

nga B G27 tetor 2023
Vuçiq: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel e ka provuar një “truk të mirë”, por që sipas Vuçiqit do të jetë “jetëshkurtër’.

Vuçiq ka thënë se Kurti ka ofruar idenë për të firmosur të tri dokumentet, dhe sipas tij e ka bërë këtë meqë e ka ditur që Serbia s’do të pranonte.

“Kurti bëri një truk të mirë, por jetëshkurtër dje. E ka provuar më parë, por dje ishte hera e fundit që e nxori, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më. I pari ishte një takim me krerët e BE-së dhe më pas me Borell dhe Lajçak. I ka paraqitur idenë, të firmosim të tre dokumentet. Bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë, Bruksel, Ohër. E pranoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte”, ka thënë Vuçiq në “Tv Pink”.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →