RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq lajmëron ambasadorin rus për heqjen e dinarit serb në Kosovë

nga Venera Grabanica1 shkurt 2024
Vuçiq lajmëron ambasadorin rus për heqjen e dinarit serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko të cilin e ka njoftuar për heqjen e dinarit serb në Kosovë.

“E informova ambasadorin Bocan-Harchenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti” ka shkruar Vuçiq në “Instagram”.

Vuçiq tutje tha se është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, si dhe për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Më të fundit

Të gjitha →