Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq me akuza pasi dronët luftarakë “Skydagger” i erdhën Kosovës nga Turqia

nga Gentrita Xhemajli8 tetor 2025
Vuçiq me akuza pasi dronët luftarakë “Skydagger” i erdhën Kosovës nga Turqia

Sot kanë arritur në Kosovë dronët luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar me kompaninë turke Baykar vitin e kaluar. Dronët kamikazë, të njohur edhe si RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, janë pajisur me mjete shpërthyese dhe mund të godasin objektiva lëvizëse dhe statike.

Ardhja e këtyre dronëve luftarakë nga Turqia nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku tha se “tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane”

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin, ka thënë Vuçiq.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →