Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vuçiq: Nëse Kosova pranohet në organizata ndërkombëtare…

nga Venera Grabanica7 mars 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse Kosova nis të pranohet me procedura të përshpejtuara në organizata ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen e saj.
“Nëse Kosova do të pranohej në organizatat ndërkombëtare kjo nënkupton se është shkelur marrëveshja e Washingtonit dhe në atë ditë do të shohin emrat e disa shteteve që tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq, raporton RTS

Ai tha se i lutet të gjithëve që të veprojnë me përgjegjësi.
“Nëse ata veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi”, ka shtuar Vuçiq.
Ai ka shtuar se për shkak të luftës në Ukrainë, shumë shtete e shohin situatën botërore si mundësi për ta zgjidhur çështjen e Kosovës dhe se shumë duan që Kosova të pranohet me procedura të shpejta në organizata ndërkombëtare./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →