Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme

nga Venera Grabanica30 maj 2025
​Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar.

Ai gjatë kësaj vizite u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm.

“Ne duhet të përgatitemi për Expo. Kur të përfundojmë përgatitjet për Expo, ne do të thërrasim zgjedhje të parakohshme, dhe kam frikë se ata (opozita) bënë një gabim të madh dhe se, pikërisht kur mendova se shanset ishin të barabarta, ato nuk janë më. Ne do t’i mposhtim bindshëm,” tha Vuçiq.

Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vijnë në mesin e bllokadave dhe protestave gjashtëmujore që kanë kapluar Serbinë pas shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad të Vojvodinës që la të vdekur 16 persona.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →