Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Një bisedë serioze për dialogun

nga Kaltrina Berila17 tetor 2022

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot u takua në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq pas takimit u shpreh se ishte një bisedë serioze për dialogun Kosovë-Serbi.
“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, pas takimit.
Lajçak ka zhvilluar një takimi katër ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →