Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vuçiq: Serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi

nga Venera Grabanica22 mars 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.
Vuçiq ka thënë se Serbia nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë insistuar vetëm në një gjë, pra që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk e ka pranuar këtë dhe nuk do ta pranojë. Për këtë nuk e kemi pranuar”, tha Vuçiq  para gazetarëve.
Vuçiq gjithashtu theksoi që për serbët e Kosovës do të përgatiten vendvotime në komunat në Serbinë qendrore.
Vuçiq sot iu drejtua qytetarëve të Serbisë dhe në fillim shpjegoi se çfarë është diskutuar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Një nga temat e mbledhjes së Këshillit, më e rëndësishmja, ishte refuzimi i autoriteteve të Kosovëss për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →