Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq takohet me Hill, thotë se diskutuan çështje me interes

nga Kaltrina Berila11 mars 2024
Vuçiq takohet me Hill, thotë se diskutuan çështje me interes

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin amerikan, Christopher Hill me të cilin ka diskutuar për shumë çështje siç tha ai “të rëndësishme në rajon”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Vuçiq përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →