Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vuçiqi i përgjigjet me urgjencë thirrjes së Listës Serbe

nga Kaltrina Berila26 tetor 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kështu duke iu përgjigjur me urgjencë letrës që i kanë dërguar përfaqësuesit e Listës Serbe.
Sipas RTS-së, Vuçiq për të enjten ka caktuar një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ndërsa shërbimi publik raporton se takimi është caktuar për në orën 09:00 të mëngjesit.
Sipas Listës Serbe më 1 nëntor Kosova po planifikon “të konfiskojë pronat e qytetarëve tanë dhe makinat me targa serbe”.
Më 31 tetor pritet të skadojë afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.
Besohet se afër 10.000 makina me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ, PR – qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.
Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të tilla nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →