Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vushtrria ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit në shkolla

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2024
Vushtrria ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit në shkolla

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonëve mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet e shkollave.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ky vendim vjen si reagim ndaj rasteve të fundit, ku përmes sfidave dhe lojërave elektronike janë shkaktuar vetëlëndime të nxënësve..

“Për këtë arsye, drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e plotë të përdorimit të telefonëve gjatë orarit mësimor në të gjitha institucionet shkollore”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Drejtoria e Arsimit në këtë komunë mbetet e përkushtuar për monitorimin e zbatimit të këtij vendimi, po ashtu ka apeluar tek prindërit që të rrisin kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →