Vendimi për kandidatët për deputetë brenda 72 orësh
Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për moscertifikimin e pesë kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe kandidatin për kryeministër Albin Kurti.
Përfaqësuesi ligjor i VV-së, Blerim Sallahu, thotë se beson që Supremja do të marr vendim në favor të ankesës së VV-së.
Ankesë në Supreme kane dorëzuar edhe AAK-ja dhe PDASHK-ja./21Media










