Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV-ja dhe PDK-ja lëshuan seancën, reagon Rama

nga Venera Grabanica4 korrik 2024
VV-ja dhe PDK-ja lëshuan seancën, reagon Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas lëshimit të seancës nga PDK dhe VV sot ku në rend të ditës u vendos Plani Zhvillimor Komunal.

Rama tha se ky bojkot është në dëm të qytetarëve të kryeqytetit.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës ka falënderuar përfaësuesit e LDK’së, AAK’së, NISMA’s dhe Lëvizjes për Bashkim “për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillim të Kryeqytetit”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →