Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV-ja në Drenas nuk mbështet asnjërin subjekt politik në balotazh

nga Xh.D5 nëntor 2021

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Drenas, ka njoftuar se nuk do të mbështesë asnjërin subjekt politik që garon në balotazh për këtë komunë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas nuk mbështet asnjërin subjekt politik që do të garojë në balotazh. Por, vlerësojmë që votuesit tanë të vendosin vetë se si do të veprojnë më 14 nëntor. Ne besojmë që votuesit e Lëvizjes në çdo rrethanë politike të krijuar, interesin e përgjithshëm qytetarë e kanë qëllim në mendje e dëshirë në zemër”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.

Në balotazh në Drenas garojnë kryetari aktual, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe kandidati i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →