Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV propozon Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë

nga Kaltrina Berila20 janar 2020

Letër presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një letre, sekretarja e përgjithshme e VV-së, Vlora Haxhimehmedi iu ka drejtuar presidentit të vendit Hashim Thaçit në të cilën e proporzon Kurtin për mandatar për formimin e qeverisë.

Nga sot, edhe zyrtarisht ka nisur afati prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit të ri sipas Kushtetutës së Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë zhvilluar disa takime, ku kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.  Por, marrëveshja s’është arritur ende. Ndërsa nuk është lajmëruar ndonjë takim tjetër.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →