Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Washingtoni kërkon të rivendosë komunikimin ushtarak me Moskën në Siri

nga B G20 qershor 2017

Moska njoftoi dje pezullimin e kanalit të komunikimit me SHBA-në

SHBA-ja, në krye të koalicionit antixhihadist, theksoi se kërkon të rivendosë me Rusinë kanalin e komunikimit ushtarak në Siri, që Moska njoftoi ndërprerjen pas shkatërrimit të një avioni sirian nga një amerikan.

Ky kanal ka funksionuar shumë mirë tetë muajt e fundit dhe do të punojmë në orët në vijim në aspektin diplomatik dhe ushtarak për të rivendosur këto komunikime mes shtabeve të përgjithshme ruse dhe amerikane në Lindjen e Mesme, theksoi sot shefi amerikan i shtabit të përgjithshëm të forcave të përbashkëta, gjenerali Joe Dunford.

E implikuar ushtarakisht në krahë të regjimit sirian të Bashar Al Asadit, Moska njoftoi dje pezullimin e kanalit të komunikimit me SHBA-në për parandalimin e incidenteve ajrore në Siri, duke akuzuar Uashingtonin se nuk paralajmëroi ushtrinë ruse se do të rrëzonte avionin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →