Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

WashingtonPost për Kiana Kryeziun: Hap gjigant për skitaren nga Kosova

nga Xh.D24 janar 2022

“Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën”, kështu nis shkrimi i WashingtonPost për Kiana Kryeziun.
Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ka përmbushur standardin kualifikues gjatë garave të zhvilluara në Itali.
“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët. Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”, ka thënë Kryeziu.
Ajo mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e federatës së skijimit të Kosovës, komitetit olimpik dhe ministrisë së sportit.
Po aq e rëndësishme, vetëm një telefonatë larg ka qenë mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.
“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, ka thënë trajneri i saj Agim Pupovci.
Kryeziu ka filluar të garojë si skiatore nga mosha 10-11 vjeç.
Lojërat Olimpike fillojnë më 4 shkurt.
Kiana tha se qau kur Majlinda Kelmendi (Rio de Zhaneiro 2016) dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Tokio 2020) fituan medaljet e arta olimpike në xhudo për Kosovën.
Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →