Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

WhatsApp me risi

nga B.K15 prill 2022

WhatsApp do të prezantojë së shpejti Communities, një risi për të menaxhuar më mirë grupet dhe për të pasur biseda më të dobishme. Ky opsion synon ndërlidhjen e grupeve me interesa të përbashkëta.
Çdokush do të jetë në gjendje të krijojë një komunitet dhe të ftojë grupe të shumta për t’u bashkuar. Por grupet do të bëhen pjesë e komunitetit vetëm nëse administratorët e tyre përkatës e pranojnë ftesën.
“Administruesi i komunitetit ka të gjitha kontrollet se cili grup hyn dhe cili grup qëndron jashtë. Ata gjithashtu mund të heqin mesazhet problematike në një grup”, tha një zëdhënës i aplikacikonit.
Meta nënvizoi se si njerëzit po përdornin WhatsApp-in gjatë valës së dytë në Indi për të marrë oksigjen dhe ilaçe, duke shtuar se një veçori si kjo do të ishte shumë e dobishme në një skenar të tillë.
Communities do të mundësohet fillimisht për një grup të përzgjedhur përdoruesish dhe më pas do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →