Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock-un në mes të skenës së Oscars

nga Venera Grabanica28 mars 2022

Aktori Will Smith, fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë. Gjatë kësaj ceremonie ndodhi një e papritur pasi që, Will Smith goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock.
Gjithçka ndodhi pasi që, Rock bëri një shaka për paraqitjen e gruas së Smith, Jada Pinkett Smith, duke thënë: “Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres ta shoh, në rregull?”.
Smith, doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rockun, duke krijuar një zhurmë të madhe. Smith u kthye në ndenjësen e tij dhe bërtiti që Rock të linte rehat Pinkett Smith. Rock u përgjigj se ai thjesht po bënte një shaka “GI Jane”.
Pinkett Smith zbuloi në vitin 2018 se ajo ishte diagnostikuar me alopecia. Ajo ka diskutuar shpesh sfidën e rënies së flokëve në Instagram dhe platforma të tjera të mediave sociale./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →