Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Xavi i prerë me yllin e Barcelonës, i jep një muaj kohë për ta dëshmuar veten

nga Xh.D1 dhjetor 2021

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez po vazhdon me implementimin e ideve të tij në Barcelonë që prej se është emëruar si trajner në “Camp Nou” dhe duket se nën këtë autoritet është futur ndër të parët ylli brazilian Philippe Coutinho.
Gazeta spanjolle “SPORT” pretendon se 29-vjeçari ka pagën më të lartë në klub, por po lufton për të zënë vendin e tij në skuadër këtë sezon.
Ai ka shënuar vetëm dy gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, dhe është përfshirë vetëm katër herë në formacionin startues.
I njëjti raport sugjeron se Coutinho i është ofruar si Manchester Cityt ashtu edhe Manchester United, me Barçën që thuhet se është e interesuar të sjellë në Kataloni njërin nga Ferran Torres, Raheem Sterling, Anthony Martial ose Edinson Cavani.
Duket se ditët e ish-lojtarit të Liverpool-it në klub janë të numëruara dhe duket se nuk ka gjasa që ai të ketë mundësinë të ndryshojë mendjen e Xavi-t përpara se të hapet afati kalimtar i janarit.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →