Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Xhafer Tahiri pranon humbjen, uron Ferit Idrizin

nga Venera Grabanica14 nëntor 2021

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka pranuar humbjen.
Tahiri ka uruar kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizin për fitore.
“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje Tahiri ka thënë se e ka pasur nderin e privilegjin më të madh të jetë në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.

“Shihemi në beteja të reja politike”, ka shkruar në fund Tahiri. /21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →