Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Xhaferi pas dekorimit nga Zelensky: Jam veçanërisht i nderuar

nga Egzona Mehmeti22 tetor 2022

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u shpreh se ndihet i nderuar pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e dekoroi me Dekoratën “Jarosllavi i Urtë”, përcjell TV21.
Xhaferi potencoi se ishte nga zyrtarët e parë që vizitoi Kievin, pasi vlerësoi se gjendja atje dëshmohet vetëm me prezencë personale.
“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë. Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, shkroi Xhaferi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →