Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Xhaka beson se bashkëlojtari i tij mund të bëhet ndër më të mirët në botë

nga Venera Grabanica3 tetor 2022

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka beson se Gabriel Martinelli mund të bëhet njëri nga më të mirët nëse karriera e tij vazhdon në këtë rrugë.
21-vjeçari hyri menjëherë në ekipin e parë nën drejtimin e Unai Emery pas ardhjes së tij nga Ituano në verën e vitit 2019 dhe tani është zgjedhja e parë për krahun e majtë në formacionin e Mikel Arteta-s.
Reprezentuesi brazilian ka tre gola dhe një asistim nga tetë ndeshjet e Premierligës këtë sezon dhe u ka shkaktuar kundërshtarëve tëlashë të mëdha me ritmin dhe shpejtësinë t ij.
Martinelli ishte sërish protagonist në fitoren 3-1 të së shtunës ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës Veriore dhe Xhaka beson se ai mund të arrijë tepër lartë në karrierën e tij.
“Gabriel Martinelli kagjithçka për të qenë një nga më të mirët. Ai duhet të punojë shumë për të shkuar sa më larg. E ka ekipin dhe gjithçka rreth tij që ndihmon atë,” u tha Xhaka gazetarëve pas ndeshjes të së shtunës.
Martinelli është nën kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024 me opsionin e një viti tjetër shtesë, por skuadra angleze mendohet se është i prirur të ofrojë kushte të reja për sulmuesin.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →