⚽ Futboll
Xhaka për largimin nga Arsenali: Nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara
nga Venera Grabanica30 korrik 2024
Mesfushori i Bayer Leverkusenit dhe ylli shqiptar, Granit Xhaka ka folur për largimin e tij nga Arsenali drejt Bayer Leverkusenit, lëvizje kjo të cilën ai e cilësoi “dy hapa përpara”.
Xhaka u largua nga Arsenali drejt Bayer Leverkusenit, dhe në sezonin e parë me skuadrën gjermane ai e fitoi titullin e Bundesligas dhe Kupën e Gjermanisë.
Xhaka tha se largimin nga Arsenali nuk e sheh si në hap prapa, por dy hapa përpara.
“Për mua, nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse kisha pikërisht ndjenjën, në bisedat me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, tha Xhaka.










