Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Xhaka zgjedhet lojtari më i mirë i muajit prill te Arsenali

nga Kaltrina Berila30 prill 2022

Mesfushori kosovar Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i muajit prill te skuadra londineze Arsenal.
Xhaka ishte pikë kyçe e skuadrës së Arsenalit në fitoret kundër Chelseat dhe veçanërisht kundër Manchester United me një super gol
Gjatë ndeshjes kundër United, Xhaka lëshon një goditje jashtë zonës së 16 metërshit, duke shënuar golin e tretë në fitoren 3:1 të Arsenalit.
Xhaka në garën për lojtarin më të mirë të këtij muaji la pas mesfushorin egjiptian Mohamed Elneny.
“Dua të ju falënderoj tej mase që më keni votuar mua si lojtarin më të mirë të muajit. Është shumë e veçantë për mua, por dua të ju them faleminderit edhe për përkrahjen. Sigurisht si vendas ashtu edhe si mysafirë. Ne do të përpiqemi që t’i arrijmë synimet tona që i kemi”, tha Xhaka.
Në këtë sezon, në 25 paraqitje në të gjitha garat Granit Xhaka ka arritur të regjistrojë një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →