Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Xhensila publikon këngën “Lotët”, thotë se është një “ulerimë shpirti”

nga Kaltrina Berila24 mars 2024
Xhensila publikon këngën “Lotët”, thotë se është një “ulerimë shpirti”

Në një kohë kur janë përhapur zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka vendosur të përqendrohet në profesion duke lansuar këngën e re me titull “Lotët”.

Projekti i fundit muzikor i Xhensilës vjen si një frymëzim i veçantë, pasi ajo zbuloi se kënga është konceptuar dhe krijuar gjatë periudhës së saj të shtatzënisë me të birin, Amen.

Xhensila ka ndarë me fansat e saj një dedikim të ndjerë për këngën e re.

“Është një projekt kaq me vlerë për mua sepse është krijuar kur brenda meje po rritej Amen. Përfundimisht nuk ka fuqi më të madhe njerëzore se ajo e gruas, e nënës dhe e femrës. Sido qe te jete koha brenda jush,luftoni dhe mbroni endrren tuaj deri ne fund. Kjo kenge eshte nje “ULERIME SHPIRTI””, ka shkruar ajo.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →