Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

nga Gentrita Xhemajli12 mars 2025
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Lamine Yamal është duke agjëruar dhe ai këtë e ka pranuar edhe publikisht.

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, bëri iftar gjatë ndeshjes së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Benficas në stadiumin Montjuic, dhe një nga lojtarët më të talentuar në botë tani ka folur hapur për besimet e tij fetare dhe agjërimin gjatë Ramazanit.

Yamal pranoi se është një besimtar i madh dhe shpjegoi se si ndikon agjërimi tek ai.

“Unë jam besimtar dhe jam mjaftueshëm i shëndetshëm për të agjëruar. Zgjohem në 5 të mëngjesit për t’u falur dhe për të pirë diçka, sepse ajo ndihmonë trupin të qëndrojë i hidratuar gjatë gjithë ditës”, tha Yamal.

Lamine Yamal y como respetar el ramadán siendo futbolista profesional

🗣️”No influye en nada”

Este jueves, GRAN ESTRENO DE ‘DECODED’. ¡Disfruta del mejor deporte desde 14,99€ al mes con el Plan Pro! ➡️https://t.co/oI7BQWqsRE pic.twitter.com/kypVujze6x

— DAZN España (@DAZN_ES) March 11, 2025

Ai shpjegoi se agjërimi nuk ndikon në performancën e tij në fushë dhe se ka mbështetje të plotë te Barcelona.

“Agjërimi nuk ndikon në performancën time. Klubi është plotësisht i përgatitur për të dhe na ofron gjithçka që na nevojitet për të qenë 100 për qind,” tha Yamal.

Babai i tij Mounir Nasraoui është nga Maroku, dhe nëna e tij Sheila Ebana është nga Guinea Ekuatoriale. Yamal, përpara se të vendoste të luante për Spanjën, kishte mundësinë të përfaqësonte ndonjë nga këto vende, por zgjodhi vendin ku u rrit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →