Spanja mundi Francën 2-1 në Mynih për të siguruar vendin e saj në finalen e Euro 2024 pasi Lamine Yamal bëri histori duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane.
“Les Bleus” nuk kishin shënuar asnjë gol nga loja e hapur në 480 minuta në këtë Euro, por u deshën vetëm nëntë për ta bërë këtë ndaj Spanjës.
Yamal realizoi një supergol nga 25 metra distancë në minjutën e 21’ për bërë kështu histori si 16 vjeçar.










