Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Yamal sot i mbush 18 vjet

nga Gentrita Xhemajli13 korrik 2025
Yamal sot i mbush 18 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për fenomenin e Barcës, Lamine Yamal.

Ai sot e feston ditëlindjen e i mbush plot 18 vjet.

Qysh nga debutimi i tij në moshën 15 vjeçare, Yamal ka lënë shenjë në sportin më të bukur duke u bërë një simbol i “katalunasve”.

Shumica e bashkëmoshatarëve të tij sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, Lamine numëron tashmë tituj, gola të rëndësishëm dhe paraqitje vendimtare për “Blaugranat”, por edhe për Spanjën.

Shpejtësia, teknika dhe pjekuria e tij në fushë kanë bërë që shumë ekspertë ta krahasojnë me legjendat më të mëdha që kanë veshur fanellën e Barcelonës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →