Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ylli i Barcelonës pritet ta rinovojë kontratën para muajit tetor

nga Venera Grabanica9 shtator 2022

Së fundmi u raportua se gjigantët evropianë si Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Gavi.
18 vjeçari, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023, ka qenë nën radarin e shumë klubeve evropiane në merkaton e kësaj vere.
Sidoqoftë, një raportim i fundit mund të qetësojë tifozët “Blaugranë”, pasi që ylli spanjoll pritet që ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Spotify Camp Nou”.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, Gavi është afër që të nënshkruajë një kontratë të re te Barcelona, ku marrëveshja pritet të kompletohet brenda këtij muaji.
Gazetari spanjoll, Sigue Rodriguez thotë se tinejxheri do të nënshkruajë një kontratë afatgjate që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →