Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ylli i Liverpool pranon ofertën e Real Madrid

nga Venera Grabanica25 mars 2025
​Ylli i Liverpool pranon ofertën e Real Madrid

Duket se historia mes Trent Alexander-Arnold dhe Liverpool ka përfunduar, me yllin anglez që ka zgjedhur t’i japë fund aventurës së tij me “The Reds”.

Në Angli e bëjnë të sigurt që 26-vjeçari ka pranuar ofertën e Real Madrid dhe në verë do të kalojë në “Santiago Bernabeu” si një lojtar i lirë.

“Los Blancos” e kanë ndjekur Alexander-Arnold prej një viti dhe tashmë duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Dhe Liverpool duket se e ka humbur shpresën për të bindur mbrojtësin anglez që të firmosë, kështu që ka nisur nga puna për të bindur Salah dhe Van Dijk, që të paktën ata mos të largohen gjithashtu me parametra zero në verë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →