Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ylli i Zvicrës ka një mesazh për Avdullahun para sfidës me Kosovën

nga Gentrita Xhemajli3 shtator 2025
​Ylli i Zvicrës ka një mesazh për Avdullahun para sfidës me Kosovën

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur për vendimin e Leon Avdullahut i cili ditë më parë pranoi ftesën e Kosovës duke i thënë ‘Jo’ Zvicrës.

Ai ka thënë se duhet respektuar vendimi i lojtarit për të luajtur për Kosovën.

“Ky është vendimi i tij. Mendoj se kemi një ekip më të mirë se Kosova. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovën, atëherë duhet ta bëjë,” tha Akani.

Ai foli edhe për përballjen e ardhshme ndaj Kosovës

“Kemi qenë dy herë përpara në ndeshjet e fundit dhe kemi pësuar një gol barazimi në fund të ndeshjes. Ata sigurisht që nuk janë një kundërshtar i lehtë; duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm që nga minuta e parë.”

Ballafaqimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premten më 5 shtator.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →