Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Yllka Gashi nderohet me çmimin e madh për rolin e Fahrije Hotit

nga B.K30 tetor 2021


Aktorja Yllka Gashi u zgjodh si “Aktorja më e mirë” në festivalin  “Seminci” në Spanjë.
Këtë çmim e fitoi me rolin e saj në filmin shumë të suksesshëm “Hive (Zgjoi)”. Yllka Gashi ka rolin kryesorë në film, atë të Fahrije Hotit.
Lajmin për çmimin që ka fituar Yllka Gashi e bëri të ditur aktorja Adriana Matoshi, përmes një statusi në Facebook.
“Një çmim i meritum për Yllka Gashin në një festival të madh. Aktorja më e mirë e Festivalit International Seminci, Yllka me rolin e saj i tregoj Botës historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti. Urime Yllka e ky është vetëm një fillim për sukseset e tua në vazhdim”, ka shkruar aktorja Adriana Matoshi për Yllka Gashin në Facebook.
 
Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →