Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

YouTube njofton kufizime për mediat shtetërore ruse

nga Egzona Mehmeti11 mars 2022

YouTube njoftoi se po bllokon menjëherë aksesin në kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse. Gjiganti i transmetimit të videove tha se do të bllokojë aksesin në kanalet, duke përfshirë RT dhe Sputnik.

“Udhëzimet tona të komunitetit ndalojnë përmbajtjet që mohojnë, minimizojnë ose banalizojnë ngjarje të dhunshme të dokumentuara mirë dhe ne heqim përmbajtjen në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë”, tha zëdhënësi Farshad Shadloo.

“Në përputhje me këtë, në fuqi menjëherë, ne po bllokojmë gjithashtu kanalet YouTube të lidhura me mediat e financuara nga shteti ruse, në nivel global.”

Kanali kryesor i RT në YouTube kishte më shumë se 4.5 milionë abonentë përpara ndalimit, ndërsa Sputnik kishte rreth 320,000, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv/21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →