Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Zaev bëhet rrezik për interesant nacionale të Maqedonisë”

nga RTV2122 qershor 2017

VMRO-DPMNE-së, “Zaev në Bullgari e ka goditur ashpër Maqedoninë”

VMRO-DPMNE përmes një kumtese e sotme ka theksuar se Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të Maqedonisë dhe figura më e dashur midis të gjithë nacionaliteteve të cilët garojnë në qëndrimet anti-maqedonase.

“Zoran Zaev e udhëheq qeverinë e Maqedonisë dhe i detyrohet popullit të Maqedonisë me sqarim se ku e ka parë nacionalizmin dhe urrejtjen në sjelljen e Maqedonisë dhe tani ai ka vendosur të hap një faqe të re?”, thuhet në kumtesë. Sipas VMRO-DPMNE-së, “Zaev në vizitën dyditore në Bullgari e ka goditur ashpër shtetin e Maqedonisë”.

VMRO-DPMNE-ja kërkon mbikëqyrje në atë që Zaev ka dakorduar gjatë vizitës në Sofje./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →